‘Nusja e djalit të ish-ministrit’/ Si u kap sërish përmetarja me mashtrim 50.000 euro

‘Nusja e djalit të ish-ministrit’/ Si u kap sërish përmetarja me mashtrim 50.000 euro

18:27, 15/11/2019

Policia njoftoi sot arrestimin e 33-vjeçares Amarilda Leka nga Permeti, e cila akuzohet se mashtroi të afërmit e një të burgosuri për vrasje se do ta nxirrte atë nga burgu kundrejt shumës prej 50 mijë euro.

“Në ngarkim të kësaj shtetaseje, Njësia Hetimore Qëndrore përcolli në Prokurorinë e Tiranës materiale hetimore dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bazë të materialeve të referuara regjistroi procedimin penal, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të renda”. Pas gati një vit hetimesh proaktive u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i veprimtarisë kriminale të ushtruar nga kjo shtetase”, bën me dije Policia.

Por, ky nuk është i vetmi rast që Leka ka mashtruar, madje duket se këtë e kishte kthyer në mënyrë jetese për të financuar luksin e saj.

Ishte viti 2015 kur e reja u vu në pranga pasi u kishte marrë lekë familjarëve të të burgosurve me premtimin se do të ndikonte tek gjyqtarët e prokurorët për lirimin e tyre.

Në vitin 2015 ajo i mori 25 mijë e 500 euro vëllait të një të arrestuari me premtimin se do të ndikonte tek një gjyqtar për të liruar nga burgu Xhorxh Gjokën, të kapur me drogë.

Këto para, sipas prokurorisë, ajo i shpenzonte për jetë luksi pasi asgjë nuk ndryshonte nga vendimi i gjyqtarëve.

Asokohe Leka prezantohej si nusja e djalit të ish-ministrit të Mbrojtjes. Madje ajo ka qenë ish-sekretare në shtabin elektoral të ministres Milena Harito, e cila vërtetohet edhe nga materialet në dosjen hetimore.

Duke iu prezantuar si avokate e zonja dhe që kishte njohje me gjyqtarët, ajo u ka premtuar pafajësi dhe lirimin nga qelitë të të afërmve të tyre kundrejt shumave të parave, që mendohej se do të jepeshin si “ryshfet” në gjykatës.

Pranoi para prokurorëve se në këtë mënyrë, gjatë vitit 2015 ka marrë në tri raste shuma parash nga 24 mijë e 500 euro, 18 mijë euro dhe 8 mijë euro.

Nga ana tjetër, megjithëse i kanë paguar shumat e kërkuara te Leka dhe kjo u ka thënë të presin të afërmit te dera e burgut, asnjëri nga ata nuk ka lënë qelitë.

Për këtë shkak, ajo u kallëzua prej tyre, dy prej të cilëve, Liman K. dhe Zef Gj., u morën në përgjegjësi penale për “ushtrim të ndikimit të jashtëligjshëm”. Ata u gjykuan në të njëjtën dosje me Amarilda Lekën, ku u shpallën fajtorë dhe u dënuan me nga 4 muaj burg, dënim që u zëvendësua me 18 muaj liri me kusht. Për këtë akuzë dhe për “kallëzim të rremë”, Leka u dënua me 2 vjet e 6 muaj burg.

“Nusja e djalit të ish-ministrit”

Sipas vendimit të gjykatës, Leka është prezantuar si nusja e djalit të ish-ministrit të Mbrojtjes te Liman K., i cili e kallëzoi 30-vjeçaren për dhënien e një shumë prej 18 mijë eurosh.

Ky i fundit, i cili u gjykua si i bashkëpandehur me Lekën për “ushtrim të ndikimit të jashtëligjshëm”, e kishte gjetur atë përmes një taksisti. Duke iu referuar kallëzimit të Liman K., gjykata shprehej në vendim:

“Ky person në maj 2015 ka njohur shtetasen Amarilda Leka, të prezantuar me emrin Ilda Leka, nëpërmjet shtetasit P.Gj. Ky i fundit është shofer taksie dhe shtetasen Amarilda e ka kliente të rregullt. Në bisedat që janë zhvilluar lidhur me personin e arrestuar, shtetasi P.Gj. i ka thënë kallëzuesit se shtetasja Amarilda është një avokate e zonja. Në këto kushte është bërë dhe prezantimi i kallëzuesit me të ndaluarën.

Kjo e fundit është prezantuar si bashkëshortja e djalit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga. Gjithashtu, ajo i ka thënë kallëzuesit se më parë ka punuar më parë në Vlorë dhe për këtë arsye ka njohje shumë të forta me gjyqtarin e çështjes.

E ndaluara ka marrë përsipër të ndikonte te gjyqtari për të deklaruar të pafajshëm djalin e kallëzuesit. Shtetasja Amarilda Leka fillimisht ka kërkuar të marrë shumën 10 mijë euro, duke e kërkuar këtë shumë si paradhënie për gjyqtarin. /abcnews.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco