FOTO/ Familjarët therin kurban në vendin e atentatit ndaj prokurorit

FOTO/ Familjarët therin kurban në vendin e atentatit ndaj prokurorit

18:05, 15/11/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje jo e zakontë mësohet se ka ndodhur ditën e sotme në mbikalimin e Shkozetit në vendin ku u krye atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, shoferit të tij Andi Maloku i cili humbi jetën më pas në spital dhe një prej pasagjerëve në makinë Landi Muharremi i njohur si ‘Rrumi’

Persona të panjohur, të cilët mesa duket kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrit, midis tyre dy pleq dhe një fëmijë, kanë nxjerrë një dash nga makina e tyre dhe e kanë therur në vendin ku ndodhi atentati.

Personat kanë ndaluar me dy makina dhe e kanë bërë kurbanin në mes të autostradës, siç shikohet edhe nga fotot e siguruara nga Durrëslajme.

Therja e kurbanit bëhet nga besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, apo edhe në raste të tjera, kur një person vendos që të therë një kafshë për hir të Zotit që ka arritur një qëllim ose ka shpëtuar nga diçka e keqe.

Ndërkohë që besohet se familjarët i përkasin familjes Maloku ose të Landi Muharremit.

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco