‘Mafiozët shqiptarë blejnë vajza të varfra’/ Le Parisien: Tutorët nxjerrin natën vajzat dhe i rrahin

‘Mafiozët shqiptarë blejnë vajza të varfra’/ Le Parisien: Tutorët nxjerrin natën vajzat dhe i rrahin

17:37, 15/11/2019
A+ Aa A-

Media njohur franceze “Le Parisien” i ka kushtuar një një reportazh të plotë, faktin se si mafiozët shqiptarë, tashmë të riorganizuar, edhe pse të dëbuar 10 vjet më parë nga Franca, po përpiqen të kthejnë sërish prostitucionin shqiptar, madje në mes të Parisit.

Mediat franceze raportojnë se policia pariziene ka arritur të shkatërrojë rrjete të prostitucionit shqiptar, që zhvillohej në kryeqytetin e vendit, në Paris. Një duzinë vajzash që ushtronin prostitucion janë riatdhesuar në Shqipëri.

Policia franceze ka zhvilluar bastisjen natën e 12 nëntorit në rrugët e kryeqytetit të Francës, sidomos në zonën e njohur si Porte de Vincennes. Të lodhur nga situata e prostituimit, banorët vendas kishin nënshkruar peticion dhe kishin thirrur policinë  që të mos shikonin më akte të turpshme në rrugët pariziene.

Mafiozët, kryesisht shqiptarë blejnë vajza nga familje të varfra në Shqipëri ose vendet fqinje para se t’i dërgojnë në Evropën Perëndimore. “Gjatë natës, vajzat të zhveshura, të lidhura me zinxhirë, qëndrojnë mes makinave të parkuara, ose në pjesën e bagazhit të një automjeti. Në mëngjes gjejmë kartë-piceta ose prezervativë”, thotë një grua e moshuar franceze.

Nga fillimi i vitit 1991, kohë kur Shqipëria kaloi nga komunizmi në sistem demokratik, në Francë vepronte një grup që shfrytëzonte për prostitucion 300 deri 600 gra.

Sipas medias franceze “Le Parisien”, shqiptarët tashmë janë duke u riorganizuar, por shton se policia franceze po ndjek rastet me kujdes, për të shmangur këtë fenomen të tmerrshëm, aq më tepër në mes të Parisit.

 

Në qershor, nëntë shqiptarë të përfshirë në një rrjet prostitucioni u arrestuan në Toulouse dhe Auch.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco