‘Pasuritë e krimit t’i kthehen shoqërisë. Vilat e mafiozëve, bëjini shkolla e çerdhe'

‘Pasuritë e krimit t’i kthehen shoqërisë. Vilat e mafiozëve, bëjini shkolla e çerdhe'

17:42, 15/11/2019
A+ Aa A-

Paratë dhe asetet që iu konfiskohen krimit, mund t’i kthehen shoqërisë. Vilat e mafiozëve mund të bëhen kopshte, çerdhe apo qendra sociale. Kjo sjell jo vetëm të mira ekonomike, por edhe mundësi për punësimin e të rinjve, duke u dhënë dinjitet atyre.

Kështu shprehet Don Luigi Ciotti, Presidenti i shoqatës “Libera”, një rrjet organizatash, lëvizjesh, shkollash dhe sindikatash të angazhuara në luftën kundër mafies, korrupsionit dhe krimit të organizuar,.

Në një intervistë për News 24, ai shprehet se, Shqipëria mund të ndjekë shembullin Italisë në këtë drejtim.

“Ndryshimi që në kërkojmë ka nevojë dhe për kontributin e shoqërisë civile. Në Itali ligji “për përdorimin social” i aseteve të konfiskuara nga mafiozët dhe të korruptuarit dhe që i kthehen shoqërisë është kërkuar nga poshtë. Ne kemi mbledhur një milion firma, një milionë qytetarë, kanë thënë se pasurite e mafiozëve duhet të jenë të mira të përbashkëta.

Sot disa vila të bosëve të mafias janë bërë çerdhe, kopështe, qëndra për të moshuarit, pra janë ligje që janë kërkuar nga njerëzit dhe janë ndërtuar bashkë. E rëndësishme eshte tua heqim krimit dhe të korruptuarve frytet e dhunës së tyre, dhe tua kthejmë qytetarëve. Kjo ka një vlerë, etike, kulturore, sociale, por edhe ekonomike. Psh sot disa terrene në dorë të bosëve të mafias, janë bëre koperativa ku punojnë të rinjtë dhe produkti është kudo në vend. Kjo u jep pune dhe dinjitet atyre", tha ai.

I pyetur se në cilët sektorë investon mafia, Cuito thotë se ajo është kudo ku gjen hapësira për të patur pushtet.

‘Sot mafian e gjejmë në financën e Europës. Por në territore, mbeten format me tradicionale dhe mafiozet e të korruptuarit, mbërrijnë atje ku nuhasin se mund të bëhet biznes, se mund të kenë pushtet", thotë ai.

Don Luigi Ciotti, ndodhet në Shqipëri si pjesëmarrës në konferencën me temë “Administrimi, menaxhimi dhe përdorimi i pasurive të sekuestruara e konfiskuara”, organizuar nga Ministria e Drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco