Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Shpërthen autoboti, plagoset rëndë punëtori shqiptar

Shpërthen autoboti, plagoset rëndë punëtori shqiptar

11:32, 15/11/2019
A+ Aa A-

Një punëtor shqiptar në Itali ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit të një autocisterne që ndodhi gjatë punimeve bonifikuese në Falconara Marittima.

Incidenti në punë ndodhi dje dhe 48-vjeçari u shtrua me urgjencë në qendrën spitalore Riuniti në Ancona.

Sipas informacioneve të para, shkak i shpërthimit të cisternës ishte ndezja e avujve të benzinës në brendësi të botit, i cili ishte bosh.

Karabinierët janë ende duke hetuar për të zbardhur plotësisht ngjarjen që plagosi shqiptarin. Ai ka pësuar djegie në disa pjesë të trupit, megjithatë nuk është në rrezik për jetën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco