VIDEO/ Shikoni si e pëson shoferi i ‘Porsche-s’ në Tiranë

VIDEO/ Shikoni si e pëson shoferi i ‘Porsche-s’ në Tiranë

10:40, 15/11/2019
A+ Aa A-

 

Shpejtësia është kthyer në një problem të madh sigurie në rrugët e vendit duke shkaktuar mjaft të vdekur prej aksidenteve kohët e fundit.

Ndër rrugët më të rrezikshme është segmenti dalës nga Tiranë për në Elbasan ku shpesh të rinj me makina luksoze garojnë me njeri-tjetrin duke shkaktuar jo pak herë edhe tragjedi siç ishte ajo e një jave më parë ku vdiq një 17 vjeçar.

Policia ka vijuar kontrollet mbrëmë në këtë aks duke hequr një numër të madh patentash për shkak të shpejtësisë së lartë. Disa nga makinat janë kapur me 130-150 km/h.

Mes makinave të ndaluara duket të jetë edhe një ‘Porsche’, shoferit të të cilës i është hequr patenta për disa muaj për shkak të shpejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco