Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Aksidenti fatal/ Makinat përplasen kokë më kokë, vdes 26 vjeçari shqiptar. Emri

Aksidenti fatal/ Makinat përplasen kokë më kokë, vdes 26 vjeçari shqiptar. Emri

10:04, 15/11/2019
A+ Aa A-

Një 26-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në Itali mbrëmjen e së enjtes.

Dy automjete, Lancia Ypsilon dhe një Volksëagen Up u përplasën “kokë më kokë” në zonën e Usmate Velate. Shqiptari ishte në drejtimin e njërit prej automjeteve të përfshira në aksident, shkruna tvklan.al

Ai u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda që kishte pësuar.

Ndërsa shoferi i makinës së dytë, një 21-vjeçar, mbeti i plagosur, dhe sipas mediave italiane, është jashtë rrezikut për jetën.

Mediat italiane shkruajnë se 26-vjeçari shqiptar që humbi jetën quhet Jetmir Isufi. Ai jetonte prej vitesh në Merate.

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta. Policia italiane po punon për rindërtimin e dinamikës së aksidentit me pasojë vdekjen. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco