‘Vajzën e linte dhe e gjente në gjumë’/ Të tjera detaje nga vrasja që tronditi Vlorën

‘Vajzën e linte dhe e gjente në gjumë’/ Të tjera detaje nga vrasja që tronditi Vlorën

09:59, 15/11/2019
A+ Aa A-

Vlora është tronditur nga ngjarje kriminale vazhdimisht gjatë këtyre kohëve, por vrasja e Kreshnik Dashajt i ka tronditur banorët e qytetit bregdetar.

Ai njihej si një njeri i qetë dhe i mirë nga komuniteti. “Shikonte punën e tij dhe nuk krijonte aspak probleme. Punonte deri në 16 orë për të ndihmuar financiarisht familjen e tij,” tha një fqinj.

Dashaj ishte babai i një vajze 7-vjeçare.

“E linte vajzën në gjumë dhe e gjente në gjumë pasi punonte dy turne”, thanë fqinjët.

Ndërkohë mësohte se policia mund të jetë pranë zbardhjes së ngjarjes.

Ka dyshime se Dashaj mund të jetë vrarë nga persona të afërm. Policia dyshon se krimi ka ndodhur për motive familjare.

38-vjeçari kishte lënën punën në mesnatë në fabrikë dhe po kthehej në shtëpi kur u godit me plumb dhe sende të forta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco