Arrestohen 4 shqiptarë në Itali, bllokohet droga që vinte nga Shqipëria, Spanja dhe Holanda

Arrestohen 4 shqiptarë në Itali, bllokohet droga që vinte nga Shqipëria, Spanja dhe Holanda

09:02, 15/11/2019
A+ Aa A-

Montebelluna- Një italian u arrestua në kuadrin e një operacioni që bllokoi një dërgese droge që vinte nga Spanja, Holanda dhe Shqipëria që shitej në Mestre, Jeloso dhe në brendësi të vendit, me një fitim prej mijëra eurosh, njoftoi sot shtypi italian.

80 agjentë policie u mobilizuan të kordinuar nga skuadra e Venecias. Të arrestuarit janë katër shqiptarë dhe një italian. Në pranga ranë shqiptarët: E.M, lindur në 1994; D.A, lindur në 1985, E.H. lindur në 1982, O.K lindur në 1981 dhe italiani  M.P, lindur në 1952.

A.H i lindur në 1984 u vu në arrest shtëpie.

Të gjithë të arrestuarit janë persona me preedentë penalë. Ata banojnë në Mestre, Srorze, Jesolo dhe një prje tyre në Montebelluna. Zonat e veprimtarisë së tyre ishin kryesisht Mestre dhe Jesolo,/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco