'Garojmë, të shohim sa gaz nxjerr makina juaj'/ Detaje të reja nga aksidenti tragjik me 1 të vdekur e 5 të plagosur

'Garojmë, të shohim sa gaz nxjerr makina juaj'/ Detaje të reja nga aksidenti tragjik me 1 të vdekur e 5 të plagosur

19:12, 14/11/2019
A+ Aa A-

Katër ditë më parë një aksident tragjik i mori jetën 17 vjeçarit Kristian Vasili, ndërsa 5 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Duke iu referuar dëshmive që tre nga të plagosurit kanë dhënë para grupit hetimor, Report Tv mëson dinamikën e plotë të ngjarjes.

Automjeti tip Benz drejtohej nga 18 vjeçari Fatjol Fusha, i cili menjëherë u arrestua nga policia si shkaktari i aksidentit.

Mjeti i tij u përplas me një mjet tjetër tip “Porsche” i parkuar anës rrugës.

Por si qëndron e vërteta e garës me makinë që Fusha po bënte në aksin Sauk-Teg mbrëmjen e 10 Nëntorit?

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se të rinjtë kanë pohuar se në mjetin tip Benz ndodheshin 4 persona, mes të cilëve edhe Kristian Vasili, e ndërsa një mjet tjetër që lëvizte pas tyre e që drejtohej nga një femër ende e paidentifikuar nga policia, u ka thënë atyre “Garojmë, të shohim sa gaz nxjerr makina juaj”.

I ndodhur edhe nën efektin e alkoolit, të njëjtat burime sqaruan se Fatjol Fusha ka lëvizur me 200 km/h, e ndërsa teksa ka humbur kontrollin e mjetit është përplasur me mjetin tip “Porsche”, i parkuar anës rrugës.

Nga ana tjetër mësohet se dy pasagjerët që ndodheshin në sediljet e pasme të Benz-it nuk kishin vendosur rripin e sigurimit, çka ka bërë që nga disa rrotullime që mjeti ka bërë në rrugë, trupat e dy të rinjve të përfundonin në rrugë.

Të lënduar në këtë aksident mbetën 19 vjeçari Alban Dervishi, Rei Oka, 18 vjeç, Armando Kuqo, 25 vjeç, Ema Deliu, 25 vjeçe dhe i arrestuari Fatjol Fusha 18 vjeç.

Ndrërkohë, në dy ditët e fundit Policia Rrugore ka ndërmarë një sërë masash në aksin Sauk-Teg, ku vetëm mbrëmjen e djeshme, për 4 orë u janë hequr patentat 82 drejtues mjetesh të cilët lëviznin me shpejtësi tejet të lartë që varionte nga 140 deri në 204 km/h.

Pamje nga vendngjarja:

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco