Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

Detajet/ Shqiptari kapet me 900 mijë euro drogë në garazh

Detajet/ Shqiptari kapet me 900 mijë euro drogë në garazh

18:36, 14/11/2019
A+ Aa A-

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi në garazhin në pronësi të tij u kapën 72 kg drogë të cilat nëse do të dilnin në treg do të kapnin vlerën e 900 mijë eurove.

Droga u zbulua në Torino të Italisë. Droga ishte futur në 7 çanta dhe do të shitej me shumicë.

Garazhi ku mbahej marijuana është në pronësi të një shqiptari, 32-vjeçar.

"Ishte një ngarkesë që duhej për Krishtlindje. Unë thjesht duhej ta mbaja atë për të tjerët", tha shqiptari.

Agjentët thanë se shqiptari ishte në vështirësi financiare dhe kërkoi ndihmë nga disa bashkëqytetarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco