Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Flet gjyshi nga nëna i Alvinit: Ja pse vajza ime u bashkua me ISIS duke marrë edhe djalin

Flet gjyshi nga nëna i Alvinit: Ja pse vajza ime u bashkua me ISIS duke marrë edhe djalin

17:26, 14/11/2019
A+ Aa A-

Ymer Çira, është gjyshi i Alvin Berishës, babai i nënës së tij Valbona Berisha e cila u vra në Siri.

Në lidhje skype me Top Channel,  Ymeri ka dhënë një version tjetër të historisë së përse vajza e tij nënë e tre fëmijëve braktisi Italinë, mori djalin e vogël dhe u bashkua me ISIS.

Babai i Valbonës jeton në Gjermani.

Sipas Ymer Çirës, bashkëshorti i vajzës së tij, Afrim Berisha, ka qenë problematik në raport me familjen.

“Duke krijuar debate mes çiftit ka arritur puna në rrahje, ka arritur puna deri aty sa e ka përzënë nga shtëpia, në një kohë që këta fëmijë kanë qenë shumë të stresuar.

Mendoj unë si prind, që duke pasur eksperiencën e disa herëve të përzëna nga shtëpia, se vajza ka qenë edhe e pjekur dhe për të mos i rënë në qafë prindërve, ka ardhur tek ajo pikë që bëri atë pa marrë lejen e askujt, dhe neve na ka ardhur jashtëzakonisht keq”, tregon ai.

Që nga ky moment ju nuk keni pasur kontakte me vajzën tuaj?

“ Kemi pasur vetëm atëherë në fillim dhe i thashe…..qan….pse e bërë ketë….qan… dhe më tha që jo këtu ku jam, por sikur të gjej një cep tjetër në fund të botës, vetëm ai të mos më gjejë asnjëherë”.

Shpresa e babait të Valbonës, ende nuk është shuar për vajzën e tij.

“ Unë akoma shkoj me iluzionin që vajzën mund ta kem diku. Dhe ishalla është e kësaj natyre”.

Kur ka qenë hera e fundit që ju e keni parë nipin tuaj?

“Alvinin unë nuk e kam parë, ashtu siç nuk e ka parë as Afrimi prej pesë vitesh. Pra, që kur u ndodh atje në Siri, me nënën e tij, me vajzën time. Mirëpo e keqja është, që ashtu siç nuk kam parë Alvinin, unë nuk kam parë as dy vajzat e tjera, këtu në Itali”.

Do shkoni në Itali për të takuar nipin tuaj?

“ Kjo do të ishte kënaqësia më e madhe për mua. dhe po të realizohet kjo, ju do ta shihni se Alvini do të ketë një kënaqësi shumë të madhe në prehrin tim. Se ai edhe kur vinte në atë moshë, me mua flinte. Me asnjë tjetër. Me ka dashur jashtë mase. Alvini i ka thënë Afrimit, se janë videot, a do më çosh tek gjyshi? Gjyshi i Alvinit që ka bërë ashtu jam unë”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Martin 14/11/2019 20:46

Cfare babai (?!) nuk e ka marre vesh akoma perse iu bashkua ISIS vajza e tij? Iku me Te dashurin dhe ka patur edhe femije me te... mori ne qafe edhe femijet... nese nuk rrinte dot ne Itali me Te shoqin perse nuk beri kallezim ne polici(Itali) ose uTe kthehej ne e Te rrinte me prinderit?! Apo ka dale moda ‘dhune ne familje’ per cdo idjotesi qe bejne grate e vajzat (?!)

Tirona14/11/2019 19:32

Me vjen keq per babain e kesaj gruaje ,por se besoi fare aresyet e tij.Nuk njof asnje pale vetem ckemi pare e degjuar ne tv.Por kjo nene ,kjo bashkeshorte po te kishte probleme me burrin ti drejtohej policise Italiane ta merte ne mbrojte dhe te mbante femijet rreth vetes.Ajo jetonte ne Itali qe ligji dhe sidomos per grate e femijet e shunuar vepron ne maksimum.Pse duhet te ikte ne nje organozate terroriste per inat te burrit.Dhe per inat te birrit leahoi 2 vajza qe kane nevoje me sh per nenen dhe tmerroi terrorizoi djalin e vogel ne ate ferr.Ai femije flm asaj nene katile do jete i demtuar psikologjikiaht fjithe jeten e tij.Aresyetimet e babait te kesaj terroriste jane pa vend.Ajo ishte me shpirt terririat kur leshoi femijet e saj ne kater rruget.Burri i saj i rriti ato vajza si la rrugeve luftoi 5 vjet per te kthyer djalin me shtepi.Beni mire mos ti merni ne intervista familaret e kesaj mostre.Familiaret te mbyllin gojen e le ta vajtojne vajzen e tyre ne heshtje.Ky gjysh si ka taku mbesat per 5 vjet do ahkoj te takoi nipin.Rri ore babe aty ku je hiq turpin dhe hallin qe ju ka vu vajza ne koke.I uroj femijeve te Afrimit nje jete te bukur dhe pa siklete.

Shqipe14/11/2019 18:04

Zoti i dhente force gjyshit te Alvinit dhe shpresojme qe nipin dhe mbesat ti takoje sa me pare, dhe po ashtu dhe vajzen e tij te mos ti kete ndodhur asgje, dhe shpresojme,qe te jete mire kudo ku ndodhet

Shto koment

Denonco