Tentuan kalimin e paligjshëm të kufirit, kapen 7 sirianë në Dibër

Tentuan kalimin e paligjshëm të kufirit, kapen 7 sirianë në Dibër

16:39, 14/11/2019
A+ Aa A-

Policia e Shtetit godet një rast të kontrabandimit të klandestinëve që vjnë nga vendet e Lindjes së Mesme.

Policia e Dibrës, pas informacionit të marrë nga qytetarët për disa shtetas të huaj që po tentonin të largoheshin në drejtim të Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë, ka organizuar punën duke bërë lokalizimin dhe vendndodhjen e tyre.

Policia ka bërë shoqërimin e 7 shtetasve sirianë, të cilët dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri, me qëllim për të kaluar në drejtim të Maqedonisë sl Veriut dhe më pas në një nga vendet e Bashkimit Europian, thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Shtetasit sirianë janë shoqëruar në Qendrën e Rehabilitimit në Kukës, ndërkohë që Policia vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personit që i ka sjellë në Dibër dhe që do t’i transportonte në drejtim të kufirit me Maqedoninë, kundrejt fitimit, mbyllet njoftimi i Policisë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco