Kërkohej nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë, Emri

Kërkohej nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë, Emri

12:58, 14/11/2019
A+ Aa A-

Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni dhe emigracion të paligjshëm është arrestuar në Tiranë.

Ai u vu në pranga në rrugën e Dibrës gjatë operacionit të koduar “Muzgu”.

“Ndaj shtetasit Ardian Nexhipi, alias A. A., 51 vjeç, lindur në Cakran, Fier dhe banues në Tiranë, autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar, për veprat penale "Shfrytëzim i prostitucionit" dhe "Emigracion i paligjshëm”,”-informon policia.

Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shtetit italian do të kryhen nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco