Lajmi i fundit

Rrezohet rekursi i Fredi Belerit për lejimin e betimit si kryebashkiak i Himarës

Skandali 'Drenasi': Vetë avokati i kërkoi foto të organit gjenital, të miturës që po 'mbronte'

Skandali 'Drenasi': Vetë avokati i kërkoi foto të organit gjenital, të miturës që po 'mbronte'

08:36, 14/11/2019
A+ Aa A-

Heroi i vetëshpallur në mediat e Kosovës, gjatë fillimit të vitit 2019, avokati Gazmend Halilaj, se "kishte shpëtuar" një të mitur nga abuzimi seksual që i bënë profesori dhe polici hetues, u akuzua se edhe ai është i përfshirë në skandalin seksual.

Lajmi.net ka siguruar aktakuzën e Prokurorisë Themelore e Prishtinës të ngritur ndaj gjashtë vetë të përfshirë në rastin “Drenasi”, ku thuhet se avokati Gazmend Halilaj ka qenë i përfshirë në rastin e të miturës së Drenasit nga data 29.11.2017, datë kjo kur A.G. ishte 17 vjeç.

Halilaj, gjatë kohës kur po e mbronte të përfshirin kryesor që abuzoi seksualisht me nxënësen e tij, asokohe 16 vjeçare, kishte bindur viktimën që të shkoi në prokurori dhe të ndryshoi deklaratën e saj të dhënë në Policinë e Kosovës.

Pasi e bindi ta ndryshoi deklaratën, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë, avokati e bind vajzën, t’i dërgoi foto nudo duke përfshirë edhe fotografi ku shihet organi gjenital i saj.

Avokati Gazmend Halilaj, 37 vjeç në deklaratën e dhënë në prokurori, është vetëdeklaruar se nuk ndihet fajtor për asnjërën prej veprave penale që është ngarkua.

Ai ka thënë se pa asnjë interes, por duke qenë i vetëdijshëm se po rrezikon jetën e tij dhe të familjes së tij, duke u  munduar të shpëtojë një jetë nga njerëz me pozita shumë të larta në institucionet e sigurisë, në mënyrë humane ka bërë që të zbulohet ky rast dhe se “jam i vetmi person që edhe e kam zbuluar këtë rast, duke e denoncuar te organet kompetente-prokurori i shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovë.”

Rreth asaj se a ka pasur ndonjë aferë dashurie me të dëmtuarën, Gazmendi përgjigjet se është i sigurt se para moshës 18-vjeçare jo. “As që kam menduar, por për moshën, pasi ajo i ka mbushur 18 vjeçe dhe është bërë madhore, konsideroj të mos përgjigjem.”

Sa u përket fotografive provokuese nudo  të A.G. që i janë dërguar av.Gazmendit, ai tha se ishte e  vërtetë, por vetë  A. i ka thanë se këto ia kishte dërguar Veselit (të akuzuarit tjetër) në mënyrë që t’i ruajë, për të mos e denoncuar, por "ato fotografi menjëherë i kam fshirë dhe nuk i kam keqpërdorur."

Prokuroria nga ekzaminimi i telefonit të av.Gazmend Halilajt tha se ai me viktimën kishte komunikuar edhe pasi asaj i ishte konfiskuar telefoni.

“Gjatë komunikimeve që kanë bërë viktima dhe avokati Gazmend shihet edhe një afërsi ndërmjet tyre e ku herë pas here, viktima i dërgon edhe fotografi nudo - duke përfshirë edhe fotografi të organit gjenital të saj.”

Prokuroria, nga analizimi dhe hetimi i fakteve të grumbulluara ka vërëjtur dhe e citon disa herë në aktakuzë afërsinë e avokatit me A.G. Gjatë analizimit të materialit nga ekspertimi, është hasur edhe në disa audio-inçizime biseda, ku av. Gazmendi, i thotë viktimës që ditën e dielë do të vemë në zyrë për të kryer marrëdhënie seksuale./Me shkurtime nga Lajmi.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco