FOTO/ Shikoni si ka ndryshuar Alvini brenda 1 jave

FOTO/ Shikoni si ka ndryshuar Alvini brenda 1 jave

22:29, 13/11/2019
A+ Aa A-

Historia e Alvin Berishës, 11-vjeçarit që doli rreth në javë më parë nga ‘kampi i ferrit’ në Siri preku zemrat jo vetëm të shqiptarëve, por edhe më gjerë e sidomos në shtetin fqinj të Italisë.

Tashmë ai u është bashkuar të atit dhe motrave në Itali ndërsa bie në sy ndryshimi drastik që ka bërë në pamje për vetëm një javë prej daljes nga kampi i ‘Al Hol’.

Gazetari i ‘Le Iene’ Taulant Kopliku që ka publikuar një foto të Alvinit me të cilën tregon se si ka ndryshuar jo vetëm pamja e tij fizike, por edhe vullneti i 11-vjeçarit për tu përshtatur shumë shpejt me një jetë krejt tjetër.

 ‘Si ndryshoi keshtu? E thjeshte. Se pari dashuria dhe perkujdesja e familjes. Pastaj vullneti i tij. Si dikur per te rezistuar perballe se keqes, ashtu edhe sot per tu bere ky djali qe eshte shohim. Ne fare pak dite nje tjeter femije’, – shkruan Kopliku përkrah fotos në Facebook.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco