Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Furnizonte me drogë qytetin e njohur italian, shqiptari fitonte mijëra euro në muaj

Furnizonte me drogë qytetin e njohur italian, shqiptari fitonte mijëra euro në muaj

21:52, 13/11/2019
A+ Aa A-

Një shqiptar 47 vjeçar është arrestuar nga Policia e Perugias në Itali, në akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Shqiptari njihej edhe më herët për krime kundër pasurisë.

Mediat italiane shkruajnë se gjatë periudhës 2015-2018 shqiptari kishte furnizuar me lëndë narkotike të llojit kokainë zonën e Periugës dhe periferitë.

Hetuesit thonë se shqiptari mund të ketë fituar shuma të mëdha parash, pasi një klient përdorte shpesh herë drogë.

Policët kanë arritur të dokumentojnë disa qindra transferime të dozës së kokainës, të cilat duke u shitur në treg do të jepnin fitime, jo më pak se 60 mijë euro.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco