Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

Procedohet mjeku, nisin hetimet pas vdekjes së 58 vjeçarit në spital

Procedohet mjeku, nisin hetimet pas vdekjes së 58 vjeçarit në spital

20:48, 13/11/2019
A+ Aa A-

Prokuroria ka nisur hetimet ndaj një mjeku që akuzohet për neglizhencë të detyrës nga familjarët e një 58 vjeçari nga Pojani i Korçës, i cili humbi jetën në spitalin e Korçës ku po trajtohej prej dy ditësh.

Familjarët dyshojnë se T. K, baba i dy fëmijëve, humbi jetën pas mungesë së trajtimit nga mjeku në fjalë.

"Mjeku V.K., 47 vjeç po hetohet për veprën penale "Neglizhencë në trajtimin mjekësor". Familjarët pretendojnë se 47-vjecari ndërroi jetë në datën 13 nëntor 2019 si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm të mjekëve", njofton policia.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës kartelat mjekësore të 57 vjeçarit, deklarimet e familjarëve të tij dhe të mjekëve të Spitalit, si edhe vendimet e ekspertimit mjeko ligjor pranë IML-Tiranë, ku pritet përgjigjja për përcaktimin e shkakut të vdekjes të shtetasit T.K.

Materialet e para i kaluan Prokurorisë të Rrethit për veprime të mëtejshme hetimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco