Tentuan të përdhunonin me kastravec ukrainasen, burg për shqiptarët, mes tyre një grua

Tentuan të përdhunonin me kastravec ukrainasen, burg për shqiptarët, mes tyre një grua

12:40, 13/11/2019
A+ Aa A-

Dy shtetas shqiptarë, një burrë e një grua, janë dënuar me burg nga gjykata e Ternit për tentativë përdhunimi të një shtetaseje ukrainase. Incidenti ka ndodhur më 2013, ndërkohë që tre vjet më parë një tjetër shqiptar, mik i çiftit, është dënuar me të njëjtën akuzë.

Ukrainasja, tani 53 vjeç, në atë kohë punonte si kujdestare shtëpiake dhe banonte në zonën Sant’Agnese në Terni.

Telashet nisën kur ajo, pak javë para incidentit, pranoi të fuste në shtëpi një shtetas shqiptar, tani 33 vjeç, për të ndarë shpenzimet.

Me kalimin e kohës, shqiptari mori kontrollin e banesës e të gruas, duke e keqtrajtuar, duke i marrë para e ngrënë shqimet e saj, ndërkohë që edhe lejoi dy shqiptarët e tjerë të lartpërmendur të hynin e të dilnin sipas qejfit në shtëpi.

Kulmi i fatkeqësisë për ukrainasen erdhi në mars 2013, kur tre shqiptarët e morën me forcë në dhomë, ku e zhveshën, e tallën dhe e filmuan me celular teksa përpiqeshin ta dhunonin me një kastravec.

Gruaja arriti t’u shpëtonte nga duart dhe i denoncoi te karabinierët.

33-vjeçari shqiptar që banonte me të u dënua më 2016 me katër vjet e dy muaj burg, përveç pesë mijë eurove dëmshpërblim për ukrainasen. Dje, e njëjta gjyqtare në gjykatën e Ternit dënoi edhe dy shqiptarët e tjerë, A.k., 32 vjeç, dhe G.M., 26, me nga tre vjet e katër muaj burg, si dhe nga 300 euro dëmshpërblim, të cilat ia kishin marrë forcërisht ukrainases.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco