I kërkoi të burgosurit 2 mijë euro për operacion, shpallet në kërkim mjeku i burgut

I kërkoi të burgosurit 2 mijë euro për operacion, shpallet në kërkim mjeku i burgut

19:22, 12/11/2019
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim shtetasin, Eduard Ruçi, mjek në Burgun e Peqinit, pasi ky i fundit u denoncua nga emisioni ‘Fiks Fare’, pasi u regjistrua duke i kërkuar 2 mijë euro një të burgosuri për ta operuar.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se Ruçi është shkarkuar menjëherë nga detyra nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve sapo rasti është denoncuar.

Ndërkohë, pas shpalljes së urdhër-ndalimit, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje, në bashkëpunim me Policinë e Qarkut Durrës, kanë bërë kontroll në banesën e Ruçit, por nuk e kanë gjetur aty.

Një investigim disa javor i emisionit “Fiks Fare” zbuloi korrupsionin e zyrtarëve të një burgu. Drejtorë burgjesh, shefa policie, gardianë dhe mjekë bashkëpunojnë me njëri tjetrin që të “lejojnë” një të burgosur të bëjë operacion. Dhe, e gjitha kjo, kundrejt një ryshfeti prej 2 mijë eurosh.

Reagimi i plotë i Drejtorisë së Burgjeve

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka ndjekur me vëmendje denoncimin e emisionit investigativ “Fiks Fare” të transmetuar në Top Channel më datë 11.11.2019, lidhur me shtetasin Eduart Ruçi, ish i punësuar si mjek me kohë të pjesshme në IEVP-në Peqin.

Bëjmë me dije se ky punonjës ka qenë në ndjekje nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve dhe me metoda hetimore speciale ishte në proçes dokumenti me prova ligjore të veprimtarisë së paligjshme të tij.

– Kështu ka të dhëna të siguruara në rrugë operative, dyshohej se ky shtetas kundrejt pagesës ka lëshuar raporte mjekësore fiktive për të ndihmuar të dënuarit që t’i shmangen izolimit dhe ndëshkimit.

Njoftojmë se më datë 11.09.2019, me shkresën Nr. 1542, nga ana e SHKBB, ndaj këtij shtetasi dhe bashkëpunëtorit të tij A. K. janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikim i dokumenteve shëndetësore” parashikuar nga nenet 259 dhe 188 të Kodit Penal. Materialet e referuara, janë regjistruar dhe kanë marrë numrin e procedimit 1766, të vitit 2019.

Ndërkohë, më datë 11.11.2019, emisioni “Fiks Fare” bëri një denoncim audio/video, ku shtetasi Eduard Ruçi shfaqet duke kërkuar ryshfet në këmbim të punës së tij. Fill pas këtij denoncimi, drejtori i përgjithshëm i burgjeve ka urdhëruar shkarkimin e menjëhershëm i tij nga detyra dhe materialet i janë referuar organeve të drejtësisë.

Pas shpalljes së urdhër-ndalimit, SHKBB, në bashkëpunim me Policinë e Qarkut Durrës, kanë bërë kontroll në banesën e këtij personi, ku është mbajtur procesverbal i mos gjetjes së tij.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve falënderon emisionin “Fiks Fare” për denoncimin e këtij rasti duke inkurajuar të gjithë mediet që të bashkëpunojnë ngushtësisht për denoncimin e çdo rasti korruptiv.

Nga ana tjetër marrë shkas edhe nga rasti do vijojë puna për auditim dhe përmirësim të procedurave të shërbimit shëndetësor në të gjitha IEVP

Ju falënderojmë për mirëkuptimin!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco