Dhunuan për spital pronarin e lokalit, pesë të rinj në hetim

Dhunuan për spital pronarin e lokalit, pesë të rinj në hetim

16:40, 12/11/2019

Pesë persona të cilët dyshohet se u përfshinë në një sherr të ndodhur më 9 nëntor, ku u dhunua një pronar lokali në fshatin Dunicë të Pogradecit,  janë proceduar penalisht nga policia

Procedimi ndaj tyre filloi pasi dyshohet se, këta shtetas për motive të dobëta, kanë goditur me grushta shtetasin E.Ç, 39 vjeç.

Po kështu këta persona kanë thyer xhamat e lokalit në pronësi të tij.

Pesë të rinjtë janë banues në fshatin Memëlisht dhe Çervenakë, Pogradec.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco