Qëlloi me armë drejt automjetit, arrestohet 40-vjeçari në Lezhë. Emri

Qëlloi me armë drejt automjetit, arrestohet 40-vjeçari në Lezhë. Emri

14:44, 12/11/2019
A+ Aa A-

Kapet nga shërbimet e Policisë Rrugore një person, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbatja pa leje”.

Në zbatimin e planit të masave për kapjen e personave në kerkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në kërkim po levizte me mjet në aksin e vjetër Zejmen-Lezhë, Policia Rrugore e Lezhës, në bashkëpunim më shërbimet e Komisariatin të Policisë Lezhë ka mirëorganizuar punën duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

Aleksandër Përdoda, 40 vjeç, banues në Kolsh, Lezhë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim në tetor të vitit 2019, pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin M. F.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco