I zhdukur prej 7 muajsh, shqiptari gjendet i groposur

I zhdukur prej 7 muajsh, shqiptari gjendet i groposur

14:38, 12/11/2019

Një trup i pajetë i dekompozuar është gjetur në fshatin Kato Korakiana të Korfuzit në Greqi.

Sipas mediave vendase, pranë trupit të pajetë u gjet një pasaportë e një shtetasi shqiptar, që besohet se i përket viktimës.

Policia greke thotë se shqiptari është raportuar i zhdukur që prej Prillit 2019.

Autoritetet nuk e kanë bërë të ditur identitetin e viktimës.

Trupi i pajetë u gjet i groposur.

Kanë qenë qytetarët ata të cilët njoftuan policinë, e cila shkoi menjëherë në vendngjarje dhe u përball me skenën e rëndë të krimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco