'Pritet përkeqësimi i motit në datat 12-13 nëntor, erëra të fuqishme në bregdet'

'Pritet përkeqësimi i motit në datat 12-13 nëntor, erëra të fuqishme në bregdet'

12:25, 12/11/2019
A+ Aa A-

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar sot për përkeqësim të motit.

"Në daten 12-13 nëntor 2019, moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug-lindje me shpejtësi deri në 40 nyje dhe forca e detit do të jetë 7 shkalla Boufort.

Zonat me mot më të përkeqësuar do jetë Kanali i Otrantos dhe Gjiu i Vlorës. Pritet që deri në mesnatën e ditës së mërkurë era dhe deti të kenë të njëjtin intesitet duke përfshirë gjithë bregdetin shqiptar.

Pas mesnatës së ditës së mërkurë parashikohet një rënie graduale e forcës së erës dhe detit.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco