Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

'Nuk e nxora në pritë'/ Dëshmia e shokut që dyshohet se ia dorëzoi Zefin, vrasësve

'Nuk e nxora në pritë'/ Dëshmia e shokut që dyshohet se ia dorëzoi Zefin, vrasësve

12:18, 12/11/2019
A+ Aa A-

Gjovalin Alia, i kërkuari si bashkëpunëtor në vrasjen e 34-vjeçarit Eri Zefi në Mirditë, është vetëdorëzua sot në Polici. Ka dyshime se Alia qe personi që ia dorëzoi Zefin - shokun e tij të ngushtë, vrasësve, që kërkonin të hakmerreshin tek ai për një krim të kryer nga i vëllai tashmë i burgosur.

Por Alia dha një deklaratë shumë ndryshe: “Kam qenë duke udhëtuar me Eri Zefin, por nuk e kam nxjerrë në prite për ta ekzekutuar. Kanë dalë për të na grabitur dhe kanë dashur të më vrasin dhe mua”, mësohet të jetë shprehur ai, sipas abcnews.

Eri Zefi u gjet i ekzekutuar pak metra larg Rrugës së Kombit, në fshatin Zall-Xhuxhë të Mirditës në 2 tetor. Familjarët e Alisë u ngujuan në fshatin e tyre në Fan, pas shpalljes në kërkim nga policia. Ata nuk kanë pranuar të kenë lidhje me një ngjarje të tillë, por kanë marrë masat për t'u mbrojtur derisa çështja të zbardhet nga drejtësia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco