Helmoi me fotoksinë vjehrrën, Gjykata dënon me 32 vite burg Marjana Cmetën

Helmoi me fotoksinë vjehrrën, Gjykata dënon me 32 vite burg Marjana Cmetën

11:35, 12/11/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 32 vite burg Marjana Cmeta për helmimin e vjehrrës së saj.

Prokuroria e Krimeve të Rënda më 4 tetor kërkoi që Marjana të dënohej me 35 vite burg.

Ngjarja ndodhi më 30 prill 2017 në Kamëz, ku u raportua e vrarë Lirije Lami. 

Pas hetimeve gati 1-vjeçare të policisë rezultoi se autore e dyshuar e vrasjes së saj ishte nusja, në atë kohë bashkëshortja e djalit të viktimës, e cila u arrestua më 13 mars të 2018.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë në atë kohë, Agim Lami (bashkëshorti i viktimës), Arben Saliu (kushëriri i Agimit ) dhe Hysen Shehu, hoxha që ka xhiruar rrëfimin e Cmetës, kanë qenë në dijeni të ngjarjes se ndodhur dhe autorësisë së saj, dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente duke fshehur ngjarjen. 

Si u zbulua vrasja

Disa muaj pas krimit, nusja ka shkuar të rrëfehet te hoxha duke i kërkuar atij që Allahu ta falë për mëkatin. Ky i fundit e ka regjistruar me video rrëfimin dhe ia ka raportuar bashkëshortit të viktimës, Agim Lami. 

Por si hoxha ashtu edhe bashkëshorti i viktimës nuk e kanë kallëzuar këtë krim pranë organeve të drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco