Vrasja e Eri Zefit, vetëdorëzohet i kërkuari/ Ja emri

Vrasja e Eri Zefit, vetëdorëzohet i kërkuari/ Ja emri

09:44, 12/11/2019
A+ Aa A-

Vetëdorezohet në polici Gjovalin Alia i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i vrasjes së Eri Zefit në Mirditë.

Ngjarja ka ndodhur pak javë më parë në Zall Xhuxhë të Mirditës.

Alia ishte shok fëmijërie me viktimën por hetimet kanë nxjerrë se ka qenë pikërisht ai që ka nxjerrë në pritë 34-vjeçarin tek personat që e ekzekutuan.

Ky i fundit prej muajit shkurt 2019 kishte reduktuar lëvizjet e tij dhe frekuentimin e personave të ndryshëm, pasi i ruhej një gjakmarrje të mundshme.

Kjo pasi, Eri Zefi është vëllai i Ndue Zefit, ky i fundit në shkurt të vitit 2018 ka vrarë fqinjin e tij 45-vjeçarin Martin Ndreca, pas një sherri banal.

Si pasojë e kësaj vrasje, Eri Zefi, i ndruhej një hakmarrje të mundshme dhe për këtë ai kishte marrë kërcënime të njëpasnjëshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco