VIDEO/ Vajza dhunohet në mes të rrugës nga dy djem, askush nuk i ndalon

VIDEO/ Vajza dhunohet në mes të rrugës nga dy djem, askush nuk i ndalon

22:09, 11/11/2019
A+ Aa A-

Një vajzë që dhunohet në rrugë nga dy djem dhe askush nuk ndërhyn. Këto janë pamjet që solli emisionin ‘Stop këtë mbrëmje në rubrikën “Hitparade e Absurdit shqiptar”.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Urën e Institutit në Tiranë dhe pamjet janë regjistruar nga një qytetar.

Një prej djemve e godet vajzën në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa tjetri qëndron duarkryq.

Vajza tenton të mbrohet, por pa sukses.

Pavarësisht se aty pranë kalojnë automjete të shumta, askush nuk shihet të ndalojë për t’i ardhur në ndihmë vajzës në fjalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco