Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në orët e pasdites së sotme në rrugët e Shqipërisë.
Një motor ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Merqi të Lezhës.
Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net