VIDEO/ Gara me makina i merr jetën 17-vjeçarit, detajet e aksidentit në Tiranë

VIDEO/ Gara me makina i merr jetën 17-vjeçarit, detajet e aksidentit në Tiranë

10:25, 11/11/2019
A+ Aa A-

Një adoleshent 17 vjeç, i quajtur Kristian Vasili, ka humbur jetën në një aksident, kurse dy shokë të tij, Alban Dervishi dhe Rei Oka janë plagosur.

Dyshohet se të rinjtë rreth orës 22:00, kanë qenë duke bërë gara me makina me njeri –tjetrin tek rrethrrotullimi i TEG-ut. Ai që drejtonte BENZ-in ka goditur një Porsche që kishte ndalur ndërkohë, siç duket nga fotoja më sipër.

Ky aks është kthyer në problematik dhe pavarësisht kontrolleve, garat dhe shpejtësia e çmendur me pasoja vazhdon.

Por duhet theksuar se pakujdesia në përdorimin e makinave nga të rinjtë nën moshë i mori jetën pikërisht dje dy vajzave 17-vjeçare në Bërzhitë dhe plagosi 3 të tjerë.

Policia informoi për rastin e fundit se "Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes nga plagët e marra ka ndërruar jetë në spital shtetasi; K. V.,17 vjeç, ndërkohë për ndihmë mjeksore kanë shkuar dhe tre shtetas të tjerë pa probleme për jetën

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco