VIDEO/ I shumëkërkuari kundërshton policinë, të shtëna me armë gjatë aksionit në Lezhë

VIDEO/ I shumëkërkuari kundërshton policinë, të shtëna me armë gjatë aksionit në Lezhë

10:29, 11/11/2019
A+ Aa A-

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot pranë nënstacionit elektrik në Lezhë.

Mësohet se policia është angazhuar për kapjen e një personi të shpallur në kërkim, ndërkohë që ende nuk dihen detaje nga ngjarja.

Nga të dhënat e para mësohet se forcat e rendit kanë rrethuar zonën në fjalë. Një banore e zonës ka thënë, se ka parë një person teksa vraponte, pasi po ndiqej nga policia.

“I thoshin dorëzohu këtij personi që po ndiqnin. Policia hyri në oborr. Policia gjuajti me armë, i thoshte dorëzohu”.

Personi ne kerkim ka mundur te largohet, ndërsa në zonë janë vendosur dhjetëra efektivë duke bërë krehje, por pa mundur ta neutralizojnë të kërkuarin.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco