Identifikohet viktima e aksidentit në Gjirokastër

Identifikohet viktima e aksidentit në Gjirokastër

09:56, 11/11/2019
A+ Aa A-

Identifikohet viktima e aksidentitetit në Gjirokastër. 34-vjeçari Julian Loloçi në foto është pasagjeri që humbi jetën jetën kur një Benz i drejtuar i Enrik Hyseni, 33 vjeç, u  përplas në një mur në rrugën që lidh Gërhotin me rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë. Dyshimet janë se shoferi i plagosur tashmë, e ka humbur kontrollin e makinës prej shpejtësisë së madhe.

Policia informoi se aksidenti ndodhi në mesnatë. "në rrugën e lagjes “Gërhot”, në afërsi të rrugës nacionale Gjirokastër-Tepelenë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.H., ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një mur. Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në mjet, shtetasi J.L., 34 vjeç, banues në Gjirokastër dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi E.H., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në spital.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së tejkaluar. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco