Aksident zinxhir në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen tre makina

Aksident zinxhir në autostradën Tiranë-Elbasan, përplasen tre makina

23:01, 10/11/2019
A+ Aa A-

Një aksident me tre automjete të përfshira ka ndodhur në aksin Tiranë-Elbasan, nga i cili dy persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pranë rrethrrotullimit, afër qendrës tregtare “TEG”.

Në vendin e  ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Ndërkohë nuk dihet ende gjëndja shëndetësore të të plagosurve.

Tiranë/Informacion paraprak:

Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes nga plagët e marra ka ndërruar jetë në spital shtetasi; K. V.,17 vjeç, ndërkohë për ndihmë mjeksore kanë shkuar dhe tre shtetas të tjerë pa probleme për jetën

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco