Futën makina pa doganë, arrestohen 4 persona

Futën makina pa doganë, arrestohen 4 persona

15:15, 10/11/2019
A+ Aa A-

Katër persona të cilët futën makina pa doganë, janë ndaluar nga policia pasi i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 8 mln lekë

"Strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me struktura ligjzbatuese të huaja dhe vendase, në vijim të një punë disa ditore për hetimin e rasteve të dyshuara të Kontrabandës me mallra me regjim të ndërmjetëm, Vepër Penale e parashikuar nga Neni 177 i Kodit Penal,  ka finalizuar Operacionin "Regjimi" në vijim të të cilit u bë ndalimi i katër (4) shtetasve B.G, A.F, R.Sh, I.R, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi D.B. të gjithë shtetas shqiptarë. Gjithashtu në këtë veprimtari kriminale janë të përfshirë edhe shtetas të huaj.

Këta shtetas në kohë të ndryshme kanë futur në Republikën e Shqipërisë automjete të tipeve/llojeve të ndryshme si Mercedes, Audi dhe Volksëagen dhe më pas me qëllim shmagien e detyrimeve doganore i tjetërsonin duke i shitur për pjesë këmbimi duke mos kryer asnjë procedurë doganore.

Vlera e detyrimit doganor të shmangur dhe penaliteti kapin një vlerë afërsisht 8 milion lekë. Hetimet vazhdojnë edhe për përfshirjen e personave apo strukturave të tjera të Administratës shtetërore.Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco