Atentati ndaj prokurorit/ Flet sërish Juli i ‘Pashakos’: Atë ditë kam qenë në ...

Atentati ndaj prokurorit/ Flet sërish Juli i ‘Pashakos’: Atë ditë kam qenë në ...

11:04, 10/11/2019
A+ Aa A-

Personi tjetër i dyshuar për përfshirje në atentatin e 1 nëntorit te mbikalimi i Shkozetit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, Julian Sula, i njohur ndryshe edhe si ‘Juli i Pashakos’, ka folur sërish për ngjarjen për të cilën ai akuzohet si i dyshuar.

Sula ka deklaruar se nuk e njeh 34-vjeçarin Redjan Rraja, i cili është i arrestuari i vetëm për atentatin, ndërsa ka thënë se paratë që i janë konfiskuar pak kohë më parë, i kishte marrë borxh nga familjarët e tij për një operacion që do të kryente në Turqi.

Ai shprehet se nuk ka njohje me Rrajën dhe paratë i janë konfiskuar.

‘Lekët i kisha mbledhur borxh, i kisha marrë borxh nëpër motra, vëllezër e kushërinj, për të bërë operacionin në Turqi, më thanë për 100 mijë euro. Mjeti thanë se kushton 100 mijë euro por mjeti bën 10 mijë euro, e ka në letra.

Po sa i përket operacionit në Turqi?

‘Nuk më dhanë garanci, më thanë të shkoja në Rusi, se atje është një doktor më i mirë. Jam shumë keq nga mushkëria. Nga plagosja që më është bërë, kam nevojë për ndërhyrje.

I pyetur se ku ka qenë me datë 1 nëntor, Sula thotë se ka qenë në Kosovë.

 ‘Kam qenë në Kosovë, në aeroport, për të ikur në Turqi për të bërë analizat.  Ndjehem keq i terrorizuar ….Terror, kështu ndjehem, ndjehesh mirë me terrorin. Këto janë biletat që kam ikur nga Kosova për në Turqi. Këtu janë pasaportat. Ja vulat e Stambollit, Kosovës.

S’jam i kërkuar. Unë sot hyra nga dogana e Hotit. Erdha nga Turqia në Kosovë dhe pastaj në Shqipëri. Kur erdha këtu fola me avokatin dhe më tha që do interesohet. Mori shefin e komisariatit dhe i tha që këtu në Lushnje nuk është i kërkuar. Mori drejtorin e qarkut dhe ai i kishte thënë që s’ka problem, është i pastër.

Kjo  intervistë është për të sqaruar opinionin. Unë s’kam lidhje, Juli, nuk e di kush i bën këto gjëra. Më fusin në hasmëri me tjerët, më kanë hapur shumë probleme. Edhe me familjen, goca vuan nga këmba, grupi i gatshëm që vjen e bën kontrolle, ngrijnë gocën, nusen. Çdo gjë, një më dy te shtëpia ime, na kanë terrorizuar

Janë gjëra koti, koti. S’kam lidhje fare me asnjë lloj gjëje. Unë jam i sëmurë. U plagosa, më plagosën, asnjë gjë s’është kapur dhe më ngatërrojnë me gjëra tjera. Çështjen time s’e kanë zgjidhur.’ /FaxNews

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco