VIDEO/ Aksidenti me vdekje në Lezhë, identifikohet viktima me motorçikletë

VIDEO/ Aksidenti me vdekje në Lezhë, identifikohet viktima me motorçikletë

15:34, 09/11/2019
A+ Aa A-

Policia e Lezhës ka identifikuar personin që mbetur viktimë e aksidentit në aksin rrugor Lezhë - Shkodër sot në mesditë. Ai quhet Zef Stenaj, 61 vjeç, banor i Torovicës dhe drejtonte motoçikletën që u përplas me makinën.

Policia njoftoi se aksidenti ndodhi tek vendi i quajtur pusi i Shytit. Meti me drejtues shtetasin M.Sh., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Zef Stenaj, 61 vjeç, banues në Torovicë, Lezhë, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit M.Sh.,është shoqeruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco