Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

‘Po abuzoni si kafshët’/ Kejvina Kthella reagon pas lajmit për marrjen në pyetje

‘Po abuzoni si kafshët’/ Kejvina Kthella reagon pas lajmit për marrjen në pyetje

14:38, 09/11/2019
A+ Aa A-

Modelja Kejvina Kthella reagoi në rrjetet sociale pas raportimeve se është marrë në pyetje në lidhje me atentatin tek Mbikalimi i Shkozetit.

Velina e njohur ka shpërthyer ndaj gazetarëve, që sipas saj janë duke abuzuar dhe i kanë keqpërdorur emrin.

“Gazeflliqësira, do përgjigjeni shumë shpejt për këto artikuj që keni përdorur në emrin tim! Po abuzoni si kafshët, plehra!”, shkruan Kthjella në një reagim të pak minutave më parë në Instastory.

Mediat kanë raportuar se ajo është pyetur për shkak të miqësisë me Redjan Rrajën, të arrestuarin për ngjarjen e rëndë.

Burime policore thanë për gazetën Panorama se modeles i është sekuestruar telefoni dhe mund të merret sërish në pyetje nëse do jetë e nevojshme.

Prokuroria shpreson që të zbulojë të dhëna për lëvizjet e 34-vjeçarit.

Ndërkohë, mësohet se 24-vjeçarja kishte komunikime të shpeshta me Rrajën, që njihte edhe si ‘Dara’ i Krujës.

Sipas gazetës Panorama, modelja kishte në përdorim një supermakinë luksoze në pronësi të Rrajës.

Para pak kohësh, në një intervistë televizive, Kthella ishte shprehur se kërkon që të ketë një partner që ka më shumë para se ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku09/11/2019 16:58

Dilema e përjetshme, ma mirë me pas mend në kokë apo bythë të ngritura. Thënia e vjetër popullore, më thuaj me kë rri të të them se kush je. Fjalor i përshtatshëm për atë nivel horri që është bërë VIP në Albanistan, shumë e Thella Kthella, por jo nga mendja dhe edukata. Çfarë nuk bëjnë këto të Thella të thelluara për një çikë hapsirë në medja.

Jermi beu09/11/2019 16:49

Ik moj putane

Deshmitar09/11/2019 16:04

Fakti qe qarkullon me makinen e nje horri bandit tregon shume se cfare je. Imagjinoje ta beje ne Itali nje gje te tille. Turp

Shto koment

Denonco