Ah, ajo G-ja në dorë, që e mori në qafë hajdutin shqiptar! Foto e publikuar nga mediat italiane

Ah, ajo G-ja në dorë, që e mori në qafë hajdutin shqiptar!

12:50, 09/11/2019
A+ Aa A-

Një dyqan ëmbëlsirash në Rimini, në qendër të Cattolica, u grabit nga një person me fytyrë të mbuluar të mërkurën që kaloi. Mbrëmjen e djeshme, karabinierët kanë arrestuar një 19-vjeçar shqiptar që ishte i njohur për Policinë, si autorin e kësaj grabitjeje.

Imazhet e kapura nga kamera e sigurisë treguan një detaj të hajdutit: një shkronjë G të bërë tatuazh në dorën e tij të majtë, e njëjta G që ishte në dorën e 19-vjeçarit shqiptar.

Disa orë para se të vidhte dyqanin e ëmbëlsira, ai ishte nxjerrë nga një lokal me policë, sepse ishte dehur dhe po shqetësonte klientët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco