Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

'E kanë ndjekur kur po hynte në kasolle dhe i hodhën eksplozivin' Maqellarë

'E kanë ndjekur kur po hynte në kasolle dhe i hodhën eksplozivin'

12:09, 09/11/2019
A+ Aa A-

Nga tritoli që u hodh dje në shtëpinë e biznesmenit të vrarë Elsi Kosiqi, u plagos vëllai i tij Ismail Kosiqi. Ismaili 30-vjeçar u plagos në këmbë nga ciflat e betonit të murit rrethues, pas shpërthimit.

“Nga hetimet e para rezulton se një sasi tritoli është hedhur brenda rrethimit të shtëpisë së familjes Kosiqi, - tha një punonjës policie. - Në ato momente, Ismaili po ushqente bagëtitë. Me sa kuptohet, autori ka ndjekur çdo lëvizje të tij dhe pastaj e ka hedhur lëndën shpërthyese pranë kasolles. Shpërthimi ka qenë i fortë dhe i ka shkaktuar lëndime 30-vjeçarit Kosiqi”.

Pasi ka hedhur eksplozivin, autori është larguar nga pronat e Kosiqëve nëpërmjet rrugës nacionale Peshkopi-Shupenzë.

Kjo ngjarje ka tronditur banorët e Maqellarës, sepse një vit më parë u vra me atentat në derën e shtëpisë, biznesmeni Elsi Kosiqi, vëllai i të plagosurit dhe duket se hakmarrja nuk ka reshtur. Një person u arrestua për vrasjen e Elsi Kosiqit, Mahmut Gega.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco