Tetë pijanecë në Pogradec e bëjnë për spital pronarin e lokalit

Tetë pijanecë në Pogradec e bëjnë për spital pronarin e lokalit

10:26, 09/11/2019
A+ Aa A-

Tetë persona, klientë që kishin pirë alkol në një lokal në fshatin Dunicë të Pogradecit, e kanë shqepur në dru pronarin e lokalit, 40-vjeçarin Erjon Çollaku.

Ata kishin pirë një farë kohe në lokal dhe papritur, kanë nisur një debat me pronarin, janë bërë bashkë dhe e kanë rrahur me mjete të forta sa e kanë lënë pa ndjenja.

Banorë të fshatit e kanë marrë menjëhërë Çollakun dhe e kanë dërguar në spital, ku u konstatua se është plagosur shumë, por nuk është në rrezik për jetën.

40-vjeçari i ka denoncuar në Polici klientët e dhunshëm dhe deklaroi se nuk kishte pasur konflikte me asnjerin prej tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco