E vërteta e 100 mijë eurove/ Rrëfehet 'Juli i Pashakos', i kërkuari për atentatin ndaj prokurorit

E vërteta e 100 mijë eurove/ Rrëfehet 'Juli i Pashakos', i kërkuari për atentatin ndaj prokurorit

21:53, 08/11/2019
A+ Aa A-

Personi tjetër i dyshuar për përfshirje në atentatin e 1 nëntorit te ‘mbikalimi i Shkozetit’ ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Julian Sula, i njohur ndryshe edhe si “Juli i Pashakos”, ka folur për “News24”  lidhur me ngjarjen.

Ai rithekson se, nuk e njeh 34-vjeçarin Redjan Rraja, i arrestuari i vetëm për atentatin, ndërsa ka thënë se paratë që i janë konfiskuar pak kohë më parë i kishte marrë borxh nga familjarët e tij për një operacion që do të kryente në Turqi.

Pjesë nga intervista:

Keni njohje me Redjan Rrajën?

Jo

Po për paratë që iu janë konfiskuar?

“Lekët i kisha mbledhur borxh, i kisha marrë borxh nëpër motra, vëllezër e kushërinj, për të bërë operacionin në Turqi, më thanë për 100 mijë euro.

Mjeti thanë se kushton 100 mijë euro …

Mjeti bën 10 mijë euro, e ka në letra.

Në tetorin e këtij viti, policia i ka sekuestruar Sulos 70 mijë euro vlerë në cash dhe një makinë me vlerë 100 mijë euro.

Ai, sipas policise, dyshohet se është marrë me aktivitet kriminal dhe akuzohet për pastrim lekësh.

Julian Sulo i njohur dhe si Juli i Pashakos është personi i parë i arrestuar për atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, por nuk u gjet asnjë provë dhe me pas ai u la i lirë.

Sulo ishte ndër të dyshuarit për atentatin ndaj Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, miq të nipit të Aldo Bares, por ai para hetuesve deklaroi se nuk kishte asnjë lidhje me këtë krim.

Para kësaj ngjarjeve Sulos i është bërë një tentativë për ta vrarë. Ai u qëllua me leva dhe mori dëmtime të shumta, por autorët nuk i kapën

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco