Trafikuan mbi 1 ton kokainë, dënohet shqiptari në Roterdam

Trafikuan mbi 1 ton kokainë, dënohet shqiptari në Roterdam

21:39, 08/11/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Roterdamit në Holandë dënoi nga 5 deri në 7 vjet burg 7 të dyshuar si të përfshirë në një mega-transport kokaine.

Ata kishin mundur të fshihnin mes peshqeve të ngrirë, në një kontenier, që ishte nisur nga Ekuadori në drejtim të Holandës, korrikun e 2018-ës, raporton Syri.net.

 Mes të arrestuarve është edhe një shtetas shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndërsa mes grupit nuk mungon as edhe një amerikan.

Vlera e kokainës, nëse do të dilte në treg, do të ishte rreth 22 milion euro.

Përfshirja e shqiptarëve në tregun e drogërave të forta, është shndërruar në një problem serioz për autoritetet shqiptare. /SYRI.net

Lajmi në mediat holandeze:

https://m.noordhollandsdagblad.nl/cnt/dmf20191108_31456348/tot-7-jaar-cel-voor-import-meer-dan-1000-kilo-coke-in-lading-vis-arrestaties-in-zaandam?utm_source=google&utm_medium=organic&fbclid=IwAR1q_HP6vZQYxyAg4Gxk5pgdKnid_jgTcIkkJjnJlmmexkIp4NlXy1GYKGA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco