Si e nxori bllof ‘Juli i Pashakos’ policinë: Më kërkonin në shtëpi, por ja ku isha...

Si e nxori bllof ‘Juli i Pashakos’ policinë: Më kërkonin në shtëpi, por ja ku isha...

21:08, 08/11/2019
A+ Aa A-

Mbrëmjen e djeshme, Policia e Shtetit publikoi lajmin në media se, në një qytet në jug të Shqipërisë po zhvillohej një operacion blic për ndalimin e një tjetër personi të dyshuar si pjesëmarrës në atentatin e 1 nëntorit ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Madje, në disa studio televizive, gazetarët publikuan edhe emrin. Bëhej fjalë për një person të njohur të policisë, Julian Sula, ose i njohur ndryshe si “Juli i Pashakos”.

Por mbrëmjen e sotme, në një lidhje live për Abc News, ky i fundit e nxori bllof policinë.

“Nuk e di se sot erdha, kam qenë vizitë në Turqi se jam keq nga mushkëritë, flas me avokatin, i thashë pse më kërkojnë, dhe foli avokati me shefin e komisariatit dhe drejtorin dhe ata i thanë nga ne nuk ka gjë. I pyeti pse i keni vajtur kontroll. Unë s’jam as i kërkuar, nuk di pse më lidhin me ngjarjen, sa erdha në shtëpi nga Turqia, në Kosovë, nga Kosova në shtëpi," u shpreh ndër të tjera ai.

Ai shtoi se të nesërmen do të shkojë në polici për sqarimin e situatës. 

“Unë do të shkojë në polici që nesër në mëngjes. Jam i gatshëm të paraqitem.se po dëgjoj lloj-lloj gjërash. Goca me psikolog se me kanë çakorduar familjen. Që nesër në mëngjes jam te dera”, deklaroi Julian Sula.

Sipas policisë, në aksion morën pjesë policia e rendit, forcat operacionale dhe FNSH.

Për atentatin në fjalë, i arrestuari i vetëm për momentin është shtetasi Redjan Rraja. /A.RSyri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco