Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Atentati ndaj Ndojës, flet 'Juli i Pashakos': Si qëndron e vërteta

Atentati ndaj Ndojës, flet 'Juli i Pashakos': Si qëndron e vërteta

20:37, 08/11/2019
A+ Aa A-

Në një lidhje të drejpërdrejtë telefonike për Abc News, Julian Sula, i shpallur në kërkim për atentatin e 1 nëntorit pranë "Mbikalimit të Shkozetit", ku mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja e Aleksandër Laho dhe humbi jetën Andi Maloku, u shpreh se nuk ka lidhje me ngjarjen.

“Nuk e di se sot erdha kam qenë vizitë në Turqi se jam keq nga mushkëritë, flas me avokatin, i thashë pse më kërkojnë dhe foli avokati me shefin e komisariatit dhe drejtorin dhe ata i thanë nga ne nuk ka gjë, i pyeti pse i keni vajtur kontroll”, u shpreh Sula..

I pyetur nëse kishte njohje me Redjan Rrajën, të arrestuarin e vetëm mbi ngjarjen, Sula e ka mohuar një gjë të tillë.

“Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen, nuk i njoh ata persona. Në momentin që ka ndodhur ngjarja unë kam qenë në Turqi. Nuk e njoh Redjan Rrajën. Nuk e njoh prokurorin Ndoj. Hera e parë që e dëgjoj. Jo fare, as Pëllumb Muharremin”, është shprehur ai, teksa deklaron se të nesërmen do të shkojë në polici për sqarimin e situatës. 

“Unë do të shkojë në polici që nesër në mëngjes. Jam i gatshëm të paraqitem.se po dëgjoj lloj-lloj gjërash. Goca me psikolog se me kanë çakorduar familjen. Që nesër në mëngjes jam te dera”, deklaroi Julian Sula.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari08/11/2019 21:11

Po tani cfare mund te na thoje Policia e Leshit dhe Tan Hoxha i preshit???!!! Na e bene fakt te kryer dhe na cane bythen mediat dhe propaganda mashtruese e qeverise se u gjet Juli i Pashakos, nje nga atentatoret e ngjarjes se 1 nentorit. Jo vetem kaq por sipas policise ai po pergatiste nje atentat VIP ne nje nga rrethet e rendesishme te Shqiperise!!!!! Po tani qe neser ne mengjes Juli i Pashakos do te dorezohet vete ne policine e Leshit, a do te pyetet lidhur me pergatitjet e atij atentati te bujshem ne nje nga rrethet e rendesishme te Shqiperise? Apo do ti kerkojne e do ti luten: aman shtyje per ne janar ate atentatin e bujshem, sepse boll i kemi keto tani sa per ta shtytur me terheqje vemendje deri ne vitin e ri!!!! Por RILINDJA nuk i ka problem fare skandalet dhe mashtrimet! E ha gjithmone turpin me buke! RILINDASIT dine mire qe ta menaxhojne situaten skandaloze, duke u sperdredhur si prostitutat neper studiot televizive dhe me mbeshtetjen e fuqishme te shefit te prapavijes politike Kapterr Pezen. Njeriu me pa dinjitet, pa moral, pa cipe, pa karakter dhe pa personalitet mbi Toke!

Shto koment

Denonco