‘Dua pulë me patate’/ Ja si e përshkruan media Alvinin në orët e lirisë

‘Dua pulë me patate’/ Ja si e përshkruan media Alvinin në orët e lirisë

18:14, 08/11/2019
A+ Aa A-

Media italiane vazhdon t'i kushtojë një interes të veçantë mbërritjes në Itali të Alvin Berishës, djaloshit 11-vjeçar shqiptar, që u shpëtua falë një operacioni të përbashkët nga kampi i Al Hol në Siri, ku qëndronte prej 5 vitesh.

Duke i bërë një përshkrim të jetesës së vështirë që Alvini ka kaluar në Siri, media italiane jep edhe detaje nga momentet e para kur Alvini la kampin për në botën e lirë.

‘I shoqëruar me një makinë blu, Alvini u nis këtë mëngjes nga Roma me familjen për të mbërritur në Brianza ku ka lindur dhe është rritur dhe ku do të vazhdojë të jetojë. Është një fëmijë i fortë. E demonstroi edhe në momentet e fitimit të lirisë.

Kur arriti në hotel në Bejrut kërkoi pulë me patate. Dhuratat e parë për të ishin një Lego dhe libra për fëmjë.  Në 48 orët e fundit për të kanë qenë si të ishte në një botë përkëdheljesh’, ka zbuluar një nga drejtuesit e Kryqit të Kuq.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco