Tritoli në Maqellarë, një i plagosur nga shpërthimi. Ja emri Ne foto: Elsi Kosiqin

Tritoli në Maqellarë, një i plagosur nga shpërthimi. Ja emri

15:01, 08/11/2019
A+ Aa A-

Një person ka mbetur i plagosur nga shpërthimi i tritolit i ndodhur në Maqellarë.

Nga të dhënat shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetasit Gazmir Kosiçi.  

Nga shpërthimi mësohet se ka mbetur i plagosur Ismail Kosiçi, 20 vjeç, i cili ndodhet në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Peshkopisë.

Gazmir Kosiqit në mars të 2018-ës i kanë ekzekutuar djalin 32 vjeçar, Elsi Kosiqin, biznesmen, në oborrin e shtëpisë së tij.

Vrasjen e Elsi Kosiqit, Policia e klasifikoi si vrasje për larje hesapesh.

Për krimin e ndodhur u vu në pranga Mahmut Gega, banor i Shupenzës. Sipas informacionit paraprak të Policisë, vrasja ndodhi për motive të dobëta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco