Përplasja te protesta e 'Astirit'/ Arrestohet një banor, procedohen 7 të tjerë

Përplasja te protesta e 'Astirit'/ Arrestohet një banor, procedohen 7 të tjerë

09:37, 08/11/2019
A+ Aa A-

Policia ka proceduar disa persona ne lidhje me sulmin me gurë dhe sende të forta ndaj punonjësve të IKMT-së dhe punonjësve të Policisë. Ngjarja ndodhi diten e djeshme në rrugën “Teodor Keko”.

Ndërkohë që eshte arrestuar banori i unazës Shpëtim Selimi. 

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 07.11.2019, në rrugën “Teodor Keko”, Tiranë, rreth orës 10:45, një grup personash, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me gurë e sende të forta punonjësit e IKMT-së dhe punonjësit e Policisë, të cilët ishin duke bërë njoftimin e bizneseve që preken nga projekti i rrugës.

Si pasojë e sulmit me gurë dhe sende të forta mbetën të plagosur 4 punonjës të IKMT-së dhe 1 punonjës i Policisë. Gjithashtu, gjatë sulmit me gurë e sende të forta ndaj punonjësve të IKMT-së dhe punonjësve të Policisë, është dëmtuar edhe një automjet i Policisë.

Në lidhje me ngjarjen, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në përfundim të veprimeve të para hetimore, bazuar edhe në pamjet filmike, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh.S., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim dhe vijon puna për kapjen e 7 shtetasve: J.M., S.H., F.D., V.D., L.K., Sh.N. dhe G.S., të cilët pas sulmit mbi punonjësit e IKMT-së dhe të Policisë janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasi E.D., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, në ngarkim të shtetasve Sh.S., J.M., S.H., F.D., V.D., L.K. dhe Sh.N., si dhe në ngarkim të shtetasit G.S., për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz08/11/2019 15:24

Kundershtim i punonjesit qe kryen nje detyre shteterore?! Qekur na u quajtka prishja e shtepise dhe hedhja ne rruge te madhe e pleqve dhe plakave, grave dhe burrave e femijeve detyre shteterore?! Keto gjema, se nuk ka gjeme me te madhe sesa te te prishin shtepine, ate qe ata njerez jane rropatur gjith jeten e tyre per ti ndertuar, ndodhin vetem kur kemi te bejme me nje pusht-et mafioz si ky i qelbesirave te ridhjerjes edveriste, keshtu atyre njerzve ju lind e drejta, qe jo vetem ti mbrojne shtepite me çdo kusht, por po te jet nevoja edhe me arme, shtepia eshte gjithçka per nje familje, eshte e shenjte dhe nuk preket per asnje arsye, kete nuk e kuptojne vetem ata qe i kane sarajet e tyre me leke te vjedhura dhe te bera me korrupsion, ne kurriz te po ketyre njerzve qe duan tju prishin shtepine. Me nje kryeqelbesire si Edver Taqi Langaraqi, asnje hap pas, mbrojini shtepite tuaja me çdo mjet dhe arme, jeni me te drejten e ZOTIT!

Shto koment

Denonco