EMRI-FOTO/ Pas Rrajës, kush është personi i dytë që po kërkon policia

EMRI-FOTO/ Pas Rrajës, kush është personi i dytë që po kërkon policia

23:19, 07/11/2019
A+ Aa A-

Një operacion i gjerë policor po zhvillohet këtë mbrëmje nga policia për kapjen e një personi që dyshohet për atentatin ndaj prokurorit.

Mësohet se policia po kryen kontrolle të shumta në qytetet e Vlorës dhe të Lushnjës, ku dyshohet se fshihet një prej autorëve të ngjarjes së rëndë.

Burime për Mapo.al shprehen se po kërkohet për Julian Sulon, i njohur ndryshe me nofkën “Juli i Pashakos”.

Julian Sulo nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare. Ai njihet edhe si “Juli i Pashakos” dhe si rival i Aldo Bares, pasi është një nga personat e shoqëruar si të dyshuar për masakrën në Lushnjë të ndodhur në tetor të vitit të kaluar, ku mbetën të vrarë dy persona, miq të nipit të Bares, por u la i lirë për mungesë provash.

Ndërsa më 11 qershor 2016, Julian Sulos iu bë atentat pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një pikë bastesh nga Arjan Aliço, anëtar i bandës së Aldo Bares, i njohur si “Arti i Braçes”. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco