Punonjësi i policisë rrihet në mes të rrugës në Tiranë

Punonjësi i policisë rrihet në mes të rrugës në Tiranë

23:00, 07/11/2019

Një efektiv policie mësohet se është dhunuar sonte në mbrëmje nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur pranë Shkollës së Bashkuar në Tiranë.

Burime jozyrtare bëjnë me dije për Vizion Plus se dy automjete, njëra prej të cilave me ngjyrë gri dhe tjetra e kuqe, kanë ndaluar efektivin i cili po ecte me motor, dhe pas një debati shoferi ka nisur të godasë efektivin.

Më pas kanë zbritur nga automjeti me ngjyrë të kuqe, kanë zbritur tre persona të tjerë të cilët po ashtu kanë ushtruar dhunë ndaj efektivit.

Efektivi mësohet se nuk u është kundërpërgjigjur agresorëve.

Pas largimit të tyre i ka hipur motorit edhe është larguar.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga ana e uniformave blu në lidhje me ngjarjen si dhe mbi agresorët e efektivit. Pritet që policia te jap detaje ne lidhje me ngjarjen si dhe motivin e sulmit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari10/11/2019 10:27

Po cfare mut polici, keta jane legena rrugesh qe i veshin police per vjedhje votash! Ai si nje rrugac do t'iu kete ngacmuar ndonje femer te fisit atyre ose nuk do t'iu kete shlyer parate e droges. Se ndryshe ai do te ishte kunderpergjigjur ose do te kishte njoftuar patrullen e shqiponjes. Edhe Elisa Spiropali nuk beri denoncim ne polici per vjedhjen e qindramijera eurove qe ia vodhen ne shtepi, si Damian Gjiknurit. Kjo eshte policia qe duam, qe iu skerrmit dhembet te urteve dhe rri si mut perpara te "forteve"!

Shto koment

Denonco