Velina e njohur/ Zbulohet emri i vajzës që u pyet për atentatin në Durrës

Velina e njohur/ Zbulohet emri i vajzës që u pyet për atentatin në Durrës

20:26, 07/11/2019
A+ Aa A-

Grupi hetimor i ngritur për ngjarjen e rëndë të Durrësit, ku iu bë atentat prokurorit Arjan Ndoja, me pasojë vdekjen e shoferit të tij, po vazhdon hetimin duke pyetur shumë persona.

Të enjten u raportua se është marrë në pyetje mikesha e personit të vetëm të arrestuar deri më tani si autor i dyshuar i atentatit, Redjan Rrajës, që ishte një modele e njohur.

Ndërkohë, “BalkanWeb” ka zbuluar se bëhet fjalë për një vajzë mjaft të njohur të shoëbiz-it shqiptar e më gjerë, që është edhe pjesë e modelingut, dhe që është pikërisht Kejvina Kthella. Hetimet kanë zbuluar se modelja e njohur kishte miqësi me Redjan Rrajën, i arrestuar pak ditë më parë, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.

Burime policore thanë për “BalkanWeb” se Kthella kishte bisedime të shpeshta telefonike me 34-vjeçarin Rraja. Ndërkohë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se Kthella është marrë në pyetje për të zbuluar më shumë rreth lëvizjeve të Rrajës, ditën e atentatit, por edhe për të mësuar më shumë mbi jetën e këtij të fundit, gjë që mund të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e të vërtetës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco